Një 36-vjeçar nga Kumanova është arrestuar nga policia, pasi gjatë një kontrolli rrugor është konstatuar se drejtonte automjetin pa e pasur të dhënë provimin për patentë shoferi, raporton tvfesta.mk.
Sipas informacioneve të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë, ngjarja ka ndodhur më 30 tetor 2026, rreth orës 17:00, në rrugën magjistrale Kumanovë–Kriva Pallankë.
Gjatë një kontrolli rutinë në komunikacion, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet të tipit “Volkswagen Golf”, me targa të Kumanovës, të cilin e drejtonte S.Sh. (36), banor i Kumanovës.
Pas verifikimeve të kryera, policia ka konstatuar se 36-vjeçari po drejtonte automjetin pa e pasur të dhënë provimin për patentë shoferi.
Me urdhër të prokurorit publik, drejtuesi i automjetit është privuar nga liria dhe është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa automjeti i tij është konfiskuar.
Nga SPB Kumanovë bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 36-vjeçarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës. /tvfesta

