KUMANOVË

Raportohet e zhdukur 15-vjeçarja nga Kumanova, policia nis kërkimet

Një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare është raportuar e zhdukur mbrëmë vonë në stacionin policor të Kumanovës nga vëllai i saj, raporton tvfesta.mk

– Më datë 30.10.2026, në orën 23:30, në SPB Kumanovë, A.A. (28) nga Kumanova ka raportuar se më datë 29.10.2026, rreth orës 18:00, nga shtëpia është larguar motra e tij 15-vjeçare, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.

Nga MPB shtojnë se po merren masa për gjetjen e personit. /tvfesta