KUMANOVË

Erdi Mehmeti merr mandatin 4-vjeçar si drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Kumanovë

Erdi Mehmeti nga sot zyrtarisht ka nisur mandatin e tij katërvjeçar si Drejtor i këtij institucioni, raporton tvfesta.mk

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mehmeti përmes një postimi publik, ku ka theksuar se këtë detyrë e sheh si përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve.

“Besimi është përgjegjësi, ndërsa puna dhe rezultatet janë mënyra më e mirë për ta dëshmuar atë,” është shprehur ai.

Në njoftimin e tij, Mehmeti ka falënderuar familjen, miqtë dhe lidershipin e koalicionit VLEN, si dhe strukturat e kësaj partie në Likovë dhe Kumanovë për mbështetjen e vazhdueshme.

Po ashtu, ai ka shprehur mirënjohje edhe për Ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë për vlerësimin dhe besimin e treguar ndaj punës së tij deri më tani.

“Së bashku me ekipin tonë, do të vazhdojmë të japim kontributin tonë në forcimin e shërbimeve sociale, në përmirësimin e mirëqenies dhe të statusit social të qytetarëve, me vëmendje të veçantë ndaj kategorive më të cenueshme të shoqërisë. Besimi është përgjegjësi, ndërsa puna dhe rezultatet janë mënyra më e mirë për ta dëshmuar atë,” ka përmbyllur Mehmeti. /tvfesta