Tre persona me një send të fortë kanë lënduar një vajzë të mitur në sheshin e qytetit, pasi paraprakisht e kishin ofenduar.
– Më 08.10.2026, në orën 22:05, në SPB Kumanovë, M.T. (51) nga Kumanova ka raportuar se në sheshin e Kumanovës, tre persona e kanë ofenduar vajzën e tij të mitur dhe e kanë lënduar me një send të fortë, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.
Nga policia shtohet se po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

