Një 47-vjeçar nga Kumanova është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi policia ka konstatuar se drejtonte motoçikletën në gjendje të dehur, raporton tvfesta.mk
Ngjarja ka ndodhur më 6 tetor 2026, në orën 22:43, në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase” në Kumanovë. Zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë kanë privuar nga liria personin me iniciale I.A. (47 vjeç), banues në Kumanovë.
Sipas njoftimit të policisë, përcjell tvfesta gjatë një kontrolli të rregullt të trafikut rrugor, është ndaluar një motoçikletë. Pas testimit të drejtuesit, është konstatuar se ai po e drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit, ku i janë matur 1,88 promilë alkool në gjak.
Nga SPB Kumanovë bëjnë me dije se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 47-vjeçarit do të paraqitet kallëzimi përkatës ligjor. /tvfesta

