Sali: Brenda një viti përfaqësimin e shqiptarëve në administratë publike e kemi rritur në 22.8%
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri në Ministrinë për çështje evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin Click Plus.
Sali ka theksuar se brenda një viti përfaqësimi i shqiptarëve në administratën publike është rritur dukshëm.
“ Ne themi kështu. E kemi në evidencë, për një vit e kemi rritur përqindjen me 0.5 %. 22.3 % ka qenë. Në raportin e vitit 2025 është 22.8%. Dhe këto mund ti shihni te raporti i Avokatit të popullit “, deklaroi Sali.

