MAQEDONI

FRI VIZITË NË KOMUNËN E DIBRËS

Kryetari i Forumit Rinor Islam Abdulhamid Mustafa, së bashku me nënkryetarin Erduan Kurtishi dhe sekretarin e përgjithshëm Amar Murtezi, realizuan një vizitë në Komunën e Dibrës, ku u pritën nga kryetari i komunës, Fisnik Mela.

Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional dhe shqyrtimin e mundësive për iniciativa të përbashkëta në të ardhmen.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e FRI-së u njohën nga afër me projektet dhe iniciativat e Komunës së Dibrës, me theks të veçantë në aktivitetet rinore me karakter edukativ, kulturor dhe arsimor.

Në një frymë konstruktive u shkëmbyen ide dhe përvoja, duke shprehur gatishmërinë që ky takim të shërbejë si pikënisje për bashkëpunime konkrete në dobi të të rinjve dhe shoqërisë.

Shkup, 24 shtator 2026