Së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski, mora pjesë në takimin bilateral me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Nju Jork.
Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë fqinjë me lidhje të afërta mes qytetarëve tanë. Bashkëpunimi dhe komunikimi i rregullt mes institucioneve tona kanë rëndësi për zhvillimin e të dy vendeve dhe për stabilitetin e rajonit.
Në takim shkëmbyem pikëpamje për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për ta forcuar bashkëpunimin. Do të vazhdojmë të punojmë që fqinjësia jonë e mirë të sjellë më shumë mundësi dhe rezultate konkrete për qytetarët. 🇲🇰🇽🇰

