Një 71-vjeçar nga Kumanova është privuar nga liria pasi gjatë një kontrolli rutinë në komunikacion është konstatuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur me 2.37 promil alkool në gjak.
Siç informon tvfesta.mk, ngjarja ka ndodhur më 12 shtator 2026, rreth orës 01:40 pas mesnate, në rrugën “Mosha Pijade” në Kumanovë, kur zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë ndaluar dhe arrestuar shtetasin me iniciale LL.T. (71).
Sipas njoftimit nga Sektori i Punëve të Brendshme, i moshuari po drejtonte një motoçikletë me targa të Kumanovës nën ndikimin e alkoolit.
Nga policia bëjnë me dije se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 71-vjeçarit do të ngrihet kallëzim përkatës penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “Ngasje të pakujdesshme të automjetit motorik”./tvfesta

