KUMANOVË

Gjorgjievska: LSDM po dezinformon, seanca e 17-të e Këshillit u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit

Kryetarja e Këshillit të Komunës së Kumanovës, Ivana Gjorgjievska, reagon ndaj deklaratës së këshilltarëve të LSDM-së, të cilët pretendojnë se seanca e sotme e Këshillit të Komunës së Kumanovës është ndërprerë për shkak të mosmarrëveshjeve mes Partive të koalicionit nga shumica në pushtet, pa u miratuar programet e punës për shkollat fillore dhe të mesme, informon tvfesta.mk

Gjorgjievska sqaron se seanca e 17-të është ndërprerë ekskluzivisht për shkak të mungesës së kuorumit për punë. Pas pauzës 5-minutëshe, një numër i madh i këshilltarëve nuk janë kthyer në sallë dhe kanë njoftuar papritur mungesën e tyre, edhe pse në takimin koordinues para seancës koordinatorët nuk kishin paralajmëruar asnjë mungesë.

Në përputhje me Rregulloren e punës, seanca është ndërprerë, ndërsa për vazhdimin e saj opinioni do të njoftohet me kohë.