MAQEDONI

Driton Sulejmani: Zgjidhet problemi i paraleles në gjuhën shqipe në SHF “Penko”

📚 Zgjidhet problemi i paraleles në gjuhën shqipe në SHF “Penko”

Me kënaqësi ju njoftoj se çështja e paraleles në gjuhën shqipe në SHF “Penko” është zgjidhur përmes koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Komunës së Butelit.

Zgjidhja e arritur është në përputhje të plotë me Ligjin për Arsimin Fillor dhe, mbi të gjitha, është në interesin më të mirë të nxënësve, duke garantuar respektimin e të drejtës për arsimim dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për vijimin e mësimit në gjuhën shqipe.

Ky është një shembull se përmes dialogut, koordinimit dhe bashkëpunimit institucional mund të gjenden zgjidhje konkrete dhe në interes të fëmijëve tanë.

Arsimi dhe e ardhmja e nxënësve janë gjithmonë prioriteti ynë.