Dy vëllezër nga Kumanova kanë mbetur të lënduar rëndë, njëri prej të cilëve me lëndime të rënda trupore, pasi u sulmuan fizikisht nga katër persona, informon tvfesta.mk
Më 30 gusht 2026, në orën 22:00, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë kanë arrestuar 34-vjeçarin me iniciale M.J. nga një fshat i Kumanovës. Arrestimi u bë pas denoncimit se rreth orës 20:00, në lagjen “Igo Triçkoviç” në Kumanovë, ai së bashku me tre persona të tjerë (Zh.S., O.A. dhe N.N., të gjithë nga fshati Tromegjë) kanë sulmuar fizikisht dy vëllezërit V.Ç. (32 vjeç) dhe S.Ç.
Sipas të dhënave të policisë, S.Ç. ka pësuar lëndime të rënda trupore të konfirmuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ndërsa vëllai i tij V.Ç. ka marrë lëndime më të lehta trupore.
Në vendin e ngjarjes kontrollin e ka kryer ekipi i SPB Kumanovë dhe po merren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit/tvfesta

