MAQEDONI

Një muaj kulturë, art dhe sport në Çair – nga 1 qershori nis “Vera Kulturore e Çairit 2026”

Komuna e Çairit ka prezantuar zyrtarisht “Vera Kulturore e Çairit 2026”, një manifestim njëmujor që do të sjellë një sërë aktivitetesh kulturore, artistike, sportive dhe argëtuese për të gjitha gjeneratat. Nga 1 deri më 30 qershor, Çarshia dhe hapësira të ndryshme të komunës do të shndërrohen në qendra të kulturës, traditës dhe kreativitetit, me synim gjallërimin e jetës publike dhe promovimin e vlerave kulturore.

Nga komuna theksojnë se ky manifestim vjen si një platformë që bashkon qytetarët dhe e kthen Çairin në një hapësirë të hapur takimi, festimi dhe përjetimi kulturor gjatë gjithë muajit qershor.

“Komuna e Çairit prezanton “Vera Kulturore e Çairit 2026”, një program njëmujor me aktivitete kulturore, artistike, sportive dhe argëtuese për të gjitha gjeneratat. Nga 1 deri më 30 qershor, Çarshia dhe hapësira të ndryshme në territorin e komunës do të shndërrohen në qendra të kulturës, traditës, muzikës dhe kreativitetit, përmes një serie aktivitetesh që synojnë gjallërimin e jetës publike dhe promovimin e vlerave kulturore. “Vera Kulturore e Çairit 2026” vjen si një manifestim që bashkon qytetarët dhe e kthen Çairin në një hapësirë takimi, festimi dhe përjetimi kulturor gjatë gjithë muajit qershor”, thonë nga komuna e Çairit.