📌 Në degën e Strugës u mbajt Kuvendi Zgjedhor për Kongresin IX të PDSH-së. 🇦🇱
✅ U zgjodhën delegatët për Kongresin IX dhe u miratua propozim-lista për Kuvendin Qendror të partisë.
🎙️ Të pranishmëve iu drejtua z. Sali Ajdini, kryetar i Këshillit për Organizimin e Kongresit, i cili foli për rëndësinë e organizimit dhe mobilizimit të strukturave partiake në prag të Kongresit IX.
🤝 Kuvendi u zhvillua në atmosferë konstruktive dhe me pjesëmarrje aktive të anëtarësisë së degës së Strugës.
Sekretariati për informim -PDSH
#partiademokratikeshqiptare #pdsh

