📍Në degën e Likovës u zhvillua Kuvendi Zgjedhor në kuadër të aktiviteteve përgatitore për Kongresin IX të Partisë Demokratike Shqiptare. 🇦🇱
🗳️ Në atmosferë demokratike dhe me pjesëmarrje të gjerë të kuvendarëve, u zgjodhën delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Likovës në Kongresin IX të PDSH-së, ndërsa njëkohësisht u miratua edhe propozim-lista për anëtarët e Kuvendit Qendror të partisë.
🗣️ Të pranishmëve iu drejtua me një fjalim kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, z. Sali Ajdini, i cili theksoi rëndësinë e proceseve organizative dhe angazhimit të përbashkët për forcimin e partisë.
🤝 Në frymë bashkëpunimi dhe përgjegjësie, kuvendi kaloi me sukses duke dëshmuar mobilizimin dhe përkushtimin e strukturave të degës së Likovës.
Sekretariati për informim – PDSH
#partiademokratikeshqiptare #pdsh

