Agron Demiri nga LSDM tha se kërkesa e studentëve që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe është legjitime dhe e bazuar në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, shkruan TV21. Demiri tha se 11 muaj pas Ligjit për përdorimin e gjuhëve u soll ligji për provimin e jurisprudencës, që siç tha, nuk parasheh se në cilën gjuhë duhet të mbahet provimi por, siç theksoi, është përcaktuar mundësia e harmonizimit.
Demiri tha se kur harmonizohet një ligj, nuk është e nevojshme që të krijohen komisione.

