MAQEDONI

ShBA “Karadaku”, për herën e katërt me radhë, organizon “Shtegun e lirisë”, për nder të 2 Majit-Shpalljes së zonë e lirë të Karadakut të Kumanovës dhe Ditës së Komunës së Likovës

Gjatë ditës së sotme, Trupi Organizativ i Marshit “Shtegu i lirisë” si dhe anëtarët e SHB “Karadaku”, përcaktuan pikat taktike të shtegut i cili është caktuar që të realizohet me 26 prill të vitit 2026!

Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku”, për herën e katërt me radhë, organizon “Shtegun e lirisë”, për nder të 2 Majit-Shpalljes së zonë e lirë të Karadakut të Kumanovës dhe Ditës së Komunës së Likovës, aktivitet ky i paraparë edhe në kalendarin e Unionit, për me 26 prill të vitit 2026.

Këtë vit, Trupi Organizativ, mbajtjen e këtij marshi e ka paraparë që të mbahet nga Restorant Panorama në Likovë, për në fshatin pikturesk Orkoc e deri në fshatin e bukur të Presnicës, ne gjatesi prej 12 km gjithsej si dhe prej 450m disnivel.

Mirë se vini
Ju mirëpresim!