KUMANOVË

Gjenden katër emigrantë në autostradën “Miqësia”, privohet nga liria një banor i Kumanovës që i ka transportuar

Më 09.02.2026 në orën 04:15 në autostradën “Miqësia”, në drejtimin nga Shkupi për në Kumanovë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Sopot e privuan nga liria N.S. (40) nga Kumanova.

Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së motopatrullimit, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “Fiat Bravo” me targa të Kumanovës, të cilin ai e drejtonte dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u konstatua se po transportonte 4 persona -emigrantë, dy nga Nepali dhe nga një nga India dhe Pakistani. N.S. u ndalua në stacion policor, ndërsa emigrantët u transferuan në Qendrën e Tranzitit Tabanoc dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.