LAJME

Qarkullimi në rrugë zhvillohet kryesisht në kushte të lagështa

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të lagështa. Dukshmëria është e reduktuar dhe ka paraqitje të mjegullës në drejtimin rrugor Gjevgjeli – PK Bogorodicë, deri në 60 metra.

Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare, nga ana maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për automjete udhëtarësh dhe autobusë për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.