KUMANOVË

KUMANOVË, FILLON ZBATIMI I PROEKTIT “SAFE CITY”

Ashtu siç ishte paralajmëruar, nga 1 shkurti në tre qytete të RMV, në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, ka filluar të zbatohet sistemi “Safe City”. Në qytetin e Kumanovës paraprakisht janë vendosur pajisjet dhe kamerat mbikqyrëse në kuadër të projektit “Qytet i sigurt”, raporton Televizioni FESTA.

Sipas këtij sistemi do të regjistrohen katër lloje të kundërvajtjeve, edhe atë përshtatja e shpejtësisë konform shenjave të komunikacionit, sanksionimi për kalim në semafor të kuq, vetura të paregjistruara dhe parkimi i parregullt.

Siç është tashmë e njoftuar, vozitësit për kundërvajtje të shkaktuar do të marrin sms porosi, kurse përmes postës elektronike do tu dorëzohet edhe fletë pagesa.

Gjobat për kundërvajtje do të arrijnë edhe deri në 500 Euro, por edhe ndalesë të drejtimit të automjetit.

“Testimi, kalibrimi dhe verifikimi i paisjeve dhe kamerave mbikqyrëse të vendosura në kuadër të proektit “Safe City” janë të kryera. Në të ardhmen parashihet kompletimi i sistemit dhe vendosja e kamerave të reja si dhe fjnksionaliteti i kamerave për detektimin e kundërvajtjeve në trafik” – tha Ivana Mlladenovska nga SPB Kumanovë.

Mlladenovska thekson se nëse ngasësi i veturës vlerëson se nuk ka kryer kundërvajtje në trafik, kurse i ka arritur dënimi përmes sms porosisë, i njejti ka të drejtë të ankohet në organet e drejtësisë.

“Në qoftë se qytetari vlerëson se nuk ka kryer kundërvajtje në trafik, ka mundësi që të ngrisë procedurë gjyqësore për kundërvajtje. Në këtë rast MPB do ti paraqesë të gjitha dëshmitë me të cilat disponon, kurse gjyqi është kompetent për të sjellur vendim për epilogun e procedurës” – tha Ivana Mlladenovska nga SPB Kumanovë.

Vlen të theksohet se gjatë vitit 2025 në rajonin e Kumanovës, janë shqiptuar 889 dënime me para për tejkalim të shpejtësisë, 1007 dënime për parkim të palejuar, 29 për kalim në semafor të kuq, 364 dënime për vetura të paregjistruara.

Andaj vozitësve u apelohet që ti respektojnë rregullat në komunikacion që të mos gjobiten me gjoba të ndryshme.