Shoqata Edukative Vllaznia ka zhvilluar një aksion humanitar në bashkëpunim me Shoqatën IHH nga Stambolli, duke realizuar dhurimin e veshmbathjeve për qindra banorë të Gazës.
Ky aksion vjen në një kohë shumë të vështirë për banorët e Gazës, të cilët po përballen me temperatura të ulëta në prag të dimrit, si dhe me pasojat e rënda të luftës. Ndihma e ofruar synon të lehtësojë sadopak vuajtjet e familjeve, fëmijëve dhe të moshuarve.
Shoqata Vllaznia fton të gjithë donatorët dhe dashamirët që të bashkohen dhe të përkrahin këto aktivitete humanitare, për t’u dalë në ndihmë veçanërisht fëmijëve të braktisur dhe jetimë në Gaza.
Aksioni humanitar do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

