KUMANOVË

Sh.F.K. “Bajram Shabani” u nderua me mirënjohje nga Organizata Komunale e Kryqit të Kuq në Kumanovë

Sot shkolla jonë u nderua me këtë mirënjohje nga Organizata Komunale e Kryqit të Kuq në Kumanovë.

Për ne, si e vetmja shkollë shqipe pjesëmarrëse, ky vlerësim paraqet një motivim të madh dhe një dëshmi të angazhimit tonë të përbashkët.

Falënderojmë sinqerisht Kryqin e Kuq të RMV-së për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe koordinatoren tonë,znj. Fatrije Arifi, për përkushtimin, punën e palodhshme dhe organizimin e suksesshëm të aktiviteteve që na kanë sjellë deri këtu.