KUMANOVË

Osmani: Me përgjegjësi dhe përkushtim ju njoftoj se do të kandidoj për këshilltar në qytetin e Kumanovës, si bartës i listës së këshilltarëve të VLEN-it

Të nderuar qytetarë të Kumanovës,

Me përgjegjësi dhe përkushtim ju njoftoj se do të kandidoj për këshilltar në qytetin e Kumanovës, si bartës i listës së këshilltarëve të VLEN-it.

Falënderoj nga zemra kryesinë e degës së Alternativës në Kumanovë dhe VLEN për besimin dhe mbështetjen e dhënë.
Ky është një motiv shtesë për mua për të punuar me përkushtim të plotë për gjithë qytetarët e Kumanovës .

Në këtë proces zgjedhor pres dhe dëshiroj për gjithë kandidatët një garë të ndershme, korrekte dhe demokratike, me programe dhe projekte konkrete me të cilat fitues final do të jenë qytetarët e Kumanovës.

Me respekt ,
Ark. Skender OSMANI