Sot në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës u mbajt me sukses një ligjëratë dhe ushtrim praktik për mbrojtje nga zjarri dhe shpëtim.
Ngjarja u organizua me qëllim përmirësimin e protokolleve të sigurisë dhe rritjen e gatishmërisë së stafit për përballje me situata emergjente.
Pjesëmarrësit patën mundësi të njihen me masat bazë të parandalimit dhe veprimit të duhur në rast zjarri, si dhe morën pjesë në një ushtrim praktik.

