MAQEDONI

Lëvizja Një, subjekt i ri në skenën politike shqiptare në Maqedoni

Skenës politike shqiptare në Maqedoni iu bashkua edhe një subjekt politik.

Bëhet fjalë për “Lëvizjen Një” të drejtuar nga ish-kreu i OVL-UÇK-së Besim Hoda.

Në promovimin e Lëvizjes, Hoda tha se subjekti vjen në një kohë kur shqiptarët kanë si asnjëherë më parë të jenë më të bashkuar.

Ai tha se në skenën politike në vend aktualisht ka një parti të ndarë në disa grupacione që sa herë që preket interesi i tyre personal, përçahen, ofendohen e shahen në mënyrë brutale duke harruar interesin e qytetarëve.

Hoda tha arsyeja që si shqiptarë jemi të pakënaqur sot dhe të pa përfaqësuar e çoi atë dhe bashkëmendimtarët të formojnë këtë lëvizje. Hoda tha bashkëqytetarët maqedonas duhet ta mësojnë se nëse mashtrojnë disa politikanë, nuk do të thotë se mund të mashtrojnë popullin shqiptar./Alsat.mk