Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivarin, duke e akuzuar për ndryshimin e qëndrimit lidhur me të drejtën e studentëve shqiptarë për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, raporton tvfesta.mk.
Në reagimin e tij, Ademi ka bërë krahasime me ngjarje dhe figura historike, duke përmendur dorëzimin e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1939 dhe abrogimin e autonomisë së Kosovës në vitin 1989.
Duke iu referuar figurës së Rahman Morinës, Ademi ka drejtuar kritika ndaj përfaqësuesve shqiptarë në përbërjen aktuale qeveritare.
“Në këtë përbërje qeveritare, Rahmani ka goxha konkurrencë!”, ka shkruar Ademi.
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së ka kritikuar konkretisht ministrin e Drejtësisë,Jeton Shasivarin duke e ironuzuar si “Sharavari”, para marrjes së funksionit ministror, kishte mbrojtur të drejtën kushtetuese dhe ligjore të studentëve shqiptarë për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Sipas Ademit, Shasivari sot mbron pikërisht qëndrimin e paraardhësit të tij, Igor Filkov, të cilin më parë e kishte kundërshtuar.
“Dikur e akuzonte Filkovin e parë se gënjente, ndërsa sot, pas uljes në kolltukun ministror, si Filkov i dytë, mbron pikërisht të njëjtin qëndrim që dikur e kundërshtonte”, ka shkruar Arbër Ademi. /tvfesta

