Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar dhe Pavarësisë së Shqipërisë, Shkolla e Mesme Komunale “Ismet Jashari” në Likovë do të organizojë një manifestim festiv, raporton tvfesta.mk.
Manifestimi do të mbahet të premten, më 27 nëntor 2026, me fillim në orën 10:00, në Shtëpinë e Kulturës në Mateç.
Përmes një ftese publike, drejtoria e shkollës ka ftuar qytetarët, prindërit, nxënësit, mësimdhënësit, veteranët, intelektualët dhe bashkatdhetarët që me praninë e tyre të nderojnë këtë festë të rëndësishme kombëtare.
“Ju mirëpresim që së bashku të festojmë dhe të nderojmë historinë, flamurin dhe sakrificën tonë kombëtare!”, thuhet në njoftimin e Shkollës së Mesme Komunale “Ismet Jashari” në Likovë.
Me organizimin e këtij manifestimi, shkolla “Ismet Jashari” u bashkohet aktiviteteve të shumta festive që zhvillohen në Komunën e Likovës për nder të festave të Nëntorit. /tvfesta

