Helga, vajza e këngëtarit Gena Lito, është martuar me partnerin e saj, Kledin. Çifti e festoi martesën mbrëmjen e kaluar, pranë familjarëve dhe të afërmve.
Në pamjet e publikuara nga dasma, Helga dhe Kledi shfaqen të buzëqeshur krah njëri-tjetrit mes të ftuarve.
Helga është njëra nga dy vajzat e Genës, krahas Nasiolës.
Publiku i ka njohur dy motrat edhe përmes fotografive familjare.

