Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka publikuar një video ku tregon hapësirën që, sipas tij, kundërshtarët e tij politikë e kishin planifikuar për ndërtime banesore me mbi 50 mijë metra katrorë beton, ndërsa sot aty ndodhet një nga parqet më të mëdha në Shkup.
“Do t’ju tregoj se si një vendim politik mund të ndryshojë gjithçka. Kështu duhej të dukej Buteli në këtë vend – 50 mijë metra katrorë objekte banesore, beton dhe pallate. Kështu dikush e kishte planifikuar ardhmërinë e Butelit. Kurse ky është Buteli sot – parqe, gjelbërim, hapësira që u përkasin qytetarëve. Ky është dallimi mes politikës që di vetëm të marrë dhe politikës që nuk lejon disa gjëra. Dikush komunën e sheh si mjet për të bërë biznes, kurse ne e shohim si shtëpinë tonë. Prandaj, në këtë vend sot ka park dhe jo banesa”, deklaron Kostovski.

