Qyteti i Kumanovës pritet të bëhet me korin e tij të parë të fëmijëve. Një grup profesionistësh të fushës së artit dhe muzikës kanë ndërmarrë një nismë vullnetare për të krijuar një hapësirë ku fëmijët e talentuar mund të bashkojnë zërat, të kultivojnë talentin dhe të shprehin dashurinë për muzikën, raporton tvfesta.mk
Në njoftimin e tyre zyrtar, drejtuesit e kësaj iniciative shprehin përkushtimin për t’i dhënë fëmijëve të Kumanovës një hapësirë të dedikuar artistike, duke theksuar se kjo nismë vjen me shumë dashuri dhe vullnet të pastër.
“Dëshirojmë që edhe fëmijët e Kumanovës të kenë korin e tyre, një hapësirë ku zërat e tyre të bashkohen, talenti të kultivohet dhe dashuria për muzikën të rritet,” thuhet në thirrjen e drejtuesve.
Korri do të udhëhiqet nga një ekip profesionistësh si Prof. Shermin Memedi – Ajdini, Prof. Shpëtim Mustafa dhe Prof. M-r Ismet Vejseli
Data: E shtunë
Ora: 13:00
Vendi: Shkolla Fillore “Bajram Shabani”, Kumanovë
Organizatorët u bëjnë thirrje prindërve që fëmijët e të cilëve kanë talent për muzikë dhe dëshirë për të kënduar në grup t’i bashkohen audicioneve. Po ashtu, kërkohet mbështetja e arsimtarëve të muzikës për identifikimin e talenteve të reja, si dhe e mediave e qytetarëve për shpërndarjen e informacionit. /tvfesta

