KUMANOVË

Ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike sot dhe nesër në Kumanovë e Likovë

Disa vendbanime në Kumanovë dhe rrethinë sot dhe nesër do të jenë përkohësisht pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara të rrjetit, raporton tvfesta.mk

Siç njoftojnë nga Elektrodistribuimi, sot në periudhën prej orës 07:45 deri në 14:45 ndërprerje do të ketë në një pjesë të rrugës “300” (nga magjistralja deri në Ajduçka Çeshma). Ndërprerje gjatë ditës së sotme do të ketë edhe në një pjesë të rrugës “Done Bozhinov” si dhe në një pjesë të bulevardit “Tetori Revolucionar”.

Pa energji elektrike sot nga ora 07:45 deri në 14:45 do të jenë edhe fshatrat e Komunës së Likovës: Lopat, Likovë, Hotël, Mateç, Vishticë, Nikushtaku, Llukara, Goshinca dhe Strima.

Nesër, nga ora 08:00 deri në 12:00, pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rrugës “Tane Georgiev”, ndërsa nga ora 09:00 deri në 14:00 ndërprerje do të ketë edhe në fshatin Jaçincë.

Ndërprerje të furnizimit me energji elektrike do të ketë edhe pasnesër (të enjten), ku nga ora 08:00 deri në 14:30 pa energji do të jenë shfrytëzuesit nga rrugët “Osogovo”, “Boro Prcan”, një pjesë e rrugës “11 Nëntori” (para urës për në Bedinjë), si dhe një pjesë e rrugës “Srbo Tomoviq”.

Për shkak të rikonstruksionit të rrjetit të tensionit të mesëm dhe të ultë, të enjten ndërprerje do të ketë edhe në një numër të madh fshatrash të Kumanovës dhe Staro Nagoriçanit nga ora 08:30 deri në 12:30, edhe atë në: Vojnik, Strezovcë, Kleçocë, Zubocë, Novoseljanë, Kosmatac, Murgash, Kutlibeg, Pezovo, K’shanjë, Kokoshinë, Skaçocë, Kuçkarevë, Gradishtat, Gabresh dhe Kolicko.