Më 20.10.2026, në orën 14:20, zyrtarët policorë të SPB-së Kumanovë e privuan nga liria L.M. (63) nga Kumanova, raporton tvfesta.mk
Gjatë aksionit kontrollues, të realizuar në përputhje me një plan të përgatitur paraprakisht, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminalistike pranë Byrosë së Sigurisë Publike (BSP) dhe Departamentin për Çështje Civile pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), në një hapësirë afariste në pronësi të L.M. janë gjetur 28 pistoleta për sinjalizim drite – zëri, për të cilat ai nuk posedonte leje.
Personi u dërgua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës. /tvfesta

