KUMANOVË

Erkan Arifi: Vazhdon kyçja në sistemin e ujësjellësit nga Penda e Gllazhnjës

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për kyçjen e familjeve në sistemin e ujësjellësit nga Penda e Gllazhnjës, raporton tvfesta.mk

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arifi ka bërë të ditur se së bashku me deputetin Rijad Shaqiri, drejtorin e NKP “Penda”, Ylber Neziri, dhe drejtorin e NKP “Pisha”, Hamdi Sherifi, kanë ndjekur nga afër angazhimin e ekipeve në terren.

“Puna do të vazhdojë pa ndërprerë deri në sigurimin e ujit të pijshëm për çdo familje, sepse ende ka familje që presin këtë shërbim jetik”, ka theksuar Arifi.

Ai ka shprehur mirënjohje për punëtorët e angazhuar, duke ritheksuar përkushtimin për të siguruar qasje në ujë të pijshëm për të gjitha familjet e komunës. /tvfesta