KUMANOVË

Voziti automjetin nën ndikimin e alkoolit, arrestohet shoferi 54 vjeçar nga Kumanova

Një 54-vjeçar nga fshati Lubodrag i Kumanovës është arrestuar mbrëmë pasi policia ka konstatuar se po drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit.

„Më 13.10.2026, në orën 00:45, në bulevardin “Revolucioni i Tetori”‘ në Kumanovë, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë hequr nga liria personin L.M. (54) nga fshati Lubodrag i Kumanovës“, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.

Siç shtohet nga policia, gjatë një kontrolli rutinë të trafikut rrugor është ndaluar automjeti i udhëtarëve i llojit „Volkswagen“. Me këtë rast është vërtetuar se ai po e drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2,27 promil alkool në organizëm.