MAQEDONI

Takim ndërinstitucional me Ministrinë e Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive

Një delegacion i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), i kryesuar nga drejtori Granit Osmani, realizuan një takim ndërinstitucional me Ministrinë e Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive (MMB), të kryesuar nga ministri Agon Ferati.

Gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshme të kompetencave institucionale dhe mundësia e bashkëpunimit dypalësh në fusha të caktuara. Me këtë rast, u diskutua edhe për festat e nëntorit dhe aktivitetet për shënimin e Ditës së Alfabetit.

Palët u dakorduan që të bashkërendojnë aktivitetet edhe me institucionet e tjera, që shënimi i kësaj dite të rëndësishme të bëhet në mënyrë sa më të organizuar dhe gjithëpërfshirëse.