KUMANOVË

Kumanovë: Rrihet nga kushëriri i tij, 33-vjeçari përfundon në polici

Një 33-vjeçar nga Kumanova ka denoncuar gjatë vikendit se është sulmuar fizikisht nga kushëriri i tij, raporton tvfesta.mk

„Më datë 10.10.2026, në orën 19:27, në Sektorin e Punëve të Brendshme (SPB) Kumanovë, S.K. (33) nga Kumanova ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kushëriri i tij, S.B. (40), po ashtu nga Kumanova“, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.

Siç shtohet nga policia, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj S.B. do të vijojë parashtresa përkatëse. /tvfesta