KUMANOVË

Sot dhe nesër disa pjesë të Kumaovës pa energji elektrike

Disa pjesë të rajonit të Kumanovës sot dhe nesër përkohësisht do të mbesin pa energji elektrike, si pasojë e ndërprerjeve të paralajmëruara, raporton tvfesta.mk

Siç njoftojnë nga Elektrodistribuimi, sot në periudhën prej orës 08:45 deri në 14:30 pa furnizim me energji elektrike do të jenë banorët e fshatit Kojnarë e Poshtme.

Në periudhën prej orës 09:00 deri në 15:00 ndërprerje do të ketë në një pjesë të rrugëve “11 Nëntori” dhe “Trajko Jovanovski”. Po ashtu sot, nga ora 09:15 deri në 12:15 pa energji elektrike do të mbesin edhe banorët e një pjese të rrugës “11 Tetori”.

Nesër, në periudhën prej orës 09:00 deri në 14:30 ndërprerje do të ketë në fshatin Biljanoc, ndërsa nga ora 09:00 deri në 15:00 përsëri pa energji elektrike do të jetë një pjesë e rrugëve “11 Nëntori” dhe “Trajko Jovanovski”.

Bëhet fjalë për ndërprerje të plannedizuara për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin shpërndarës. /tvfesta