RAJON & BOTA

Sot në 15:00 ceremonia e inaugurimit të presidentes, Justina Shiroka-Pula

Presidentja e sapozgjedhur e vendit, Justina Shiroka-Pula, do ta ketë sot ceremoninë e inaugurimit për postin e të parës së shtetit.

“Në orën 15:00, do të mbahet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovë, Shkëlqësisë së Saj, Justina Shiroka-Pula”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Justina Shiroka-Pula, presidente e Republikës së Kosovës, dje bëri betimin para deputetëve, duke thënë se do të angazhohet për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona. Kosova duhet të ecë përpara si një shtet demokratik, i sigurt, me orientim të qartë euroatlantik dhe me miqësi të fortë me aleatët tanë. Do ta mbroj Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Besoj në Kosovën, besoj në njerëzit e saj dhe besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!”, tha ajo nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.