Në Kumanovë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i degës, ku u zhvilluan proceset e rregullta organizative 📋 në kuadër të përgatitjeve për Kongresin e IX të partisë.
Gjatë këtij kuvendi, kuvendarët e pranishëm zgjodhën delegatët e degës së Kumanovës 🗳️, duke respektuar procedurat statutare dhe parimet demokratike të votimit ✅.
Po ashtu, Kuvendi votoi edhe Propozim-listën e anëtarëve për Kuvendin Qendror nga dega e Kumanovës✔️.
Në përfundim të punimeve, kuvendit iu drejtuan nënkryetari i partisë, Halil Krasniqi , si dhe Kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, Sali Ajdini, të cilët theksuan rëndësinë e organizimit dhe angazhimit për suksesin e Kongresit të IX.
Sekretariati për Informim-PDSH
#partiademokratikeshqiptare #pdsh

