Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka zhvilluar një takim miqësor me zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
Në një njoftim publik, ambasadori Meidani theksoi se biseda ishte e drejtpërdrejtë dhe e përqendruar në situatën aktuale, ritmin e integrimit evropian dhe përgjegjësinë e përbashkët për ta mbajtur agjendën strategjike të qartë dhe konkrete.
Gjatë takimit, ai e falënderoi Mexhitin për angazhimin publik lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës, duke vlerësuar trajtimin e saj në përputhje me kuadrin ligjor.
Po ashtu, Meidani e uroi për shfaqjen për herë të parë në Shkup të operës “Goca e Kaçanikut”, organizuar në nder të pavarësisë së Kosovës, si dhe për besimin e qytetarëve në drejtimin e Komunës së Çairit.
Takimi u cilësua si dialog i hapur, me fokus te puna dhe hapat përpara.INA

