KUMANOVË

Shoqata Edukative “Vllaznia” mbajti Kuvendin e rregullt vjetor raportues

Sot, Shoqata Edukative “Vllaznia” nga Kumanova mbajti Kuvendin e saj të rregullt vjetor me karakter raportues. Gjatë punimeve të Kuvendit u prezantua dhe u miratua raporti i punës për vitin 2025, si dhe plani i aktiviteteve dhe plani financiar për vitin 2026.

Kuvendi u nderua me praninë e kryetarit të Fondacionit për Zhvillim dhe Qytetërim “AXIS”, hoxhë Rufat Sherifit, i cili me pjesëmarrjen e tij i dha rëndësi të veçantë këtij takimi.

Punimet e Kuvendit u zhvilluan në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese, ndërsa kryetari i Shoqatës, Ajhan Abazi, paraqiti një raport të detajuar mbi aktivitetet dhe projektet e realizuara gjatë vitit 2025, si dhe vizionin dhe planifikimin për vitin vijues.

Në përmbyllje, Shoqata Edukative “Vllaznia” shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë donatorët dhe aktivistët për kontributin e tyre të vazhdueshëm, duke apeluar që mbështetja të mos mungojë edhe në të ardhmen, me qëllim të realizimit me sukses të planeve dhe projekteve të vitit 2026.