Ministria e Brendshme njofton qytetarët se në kuadër të projektit “Qytet i Sigurt”, nesër (25 janar) do të zhvillohen aktivitete për testimin, kalibrimin dhe verifikimin e pajisjeve (kamerave) të instaluara për mbikëqyrjen e trafikut në zonën e qytetit të Kumanovës, raporton Televizioni FESTA.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në kuadër të projektit “Qytet i Sigurt”, nesër (25.01.) do të kryhen aktivitete për testimin, kalibrimin dhe verifikimin e pajisjeve (kamerave) të instaluara për mbikëqyrjen e trafikut në zonën e qyteteve të Kumanovës dhe Tetovës.
Aktivitetet do të kryhen në intervalin kohor nga ora 08:00 deri në orën 20:00, me procedurën që kryhet një herë në secilin vend me kamerë të instaluar dhe që zgjat një kohë të shkurtër, afërsisht 15 deri në 30 minuta.
Gjatë zbatimit të aktiviteteve në vendin specifik, trafiku do të ndalohet përkohësisht për sa kohë që procedura është në zhvillim e sipër, pas së cilës do të vazhdojë normalisht.
U bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e përkohshme, si dhe të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim me qëllim që të sigurohet zbatimi i qetë dhe i sigurt i aktiviteteve të planifikuara.

