SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër Z.Ç. (40) nga Kumanova për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale “prodhimi dhe furnizimi i armëve dhe mjeteve të dedikuara për kryerjen veprës penale”, raporton Televizioni FESTA.
Më 14.01.2025 në Kumanovë, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet udhëtarësh në të cilin ndodheshin i denoncuari dhe një person tjetër, me ç’rast në automjet ishin gjetur dhe sekuestruar 28 çelësa universalë për hapjen e bravave dhe vegla të ndryshme të vogla për hapjen e bravave dhe sende të tjera.

