KUMANOVË

EKSKLUZIVE | KF Bashkimi forcon mesfushën, firmos me Foday Trawally

Klubi Futbollistik Bashkimi Kumanovë ka arritur marrëveshje me mesfushorin me tipare sulmuese Foday Trawally (24 vjeç). Futbollisti së fundmi ishte pjesë e AP Brera, ndërsa më parë ka luajtur në Gambia, Danimarkë, Estoni dhe Turqi, duke fituar përvojë në disa kampionate të ndryshme,informon tvfesta.mk

Ky transferim vjen në një sezon tejet të rëndësishëm për klubin kumanovar, pasi KF Bashkimi është rikthyer në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut pas plot 17 vitesh mungesë.

Pas pjesës së parë të sezonit, Bashkimi i Kumanovës pozicionohet në mesin e tabelës së Ligës së Parë, duke grumbulluar pikë të rëndësishme që e mbajnë larg zonës së rrezikut dhe relativisht pranë vendeve që sigurojnë pjesëmarrje në garat evropiane.

Drejtuesit e klubit shohin te Foday Trawally një përforcim kyç për rritjen e konkurrencës dhe stabilitetit në repartin ofensiv, teksa synimi mbetet konsolidimi në elitë dhe ndërtimi i një projekti afatgjatë./tvfesta.mk