Ju njoftojmë se në ISHP Spitali i Përgjithshëm Kumanovë kemi filluar me përdorimin e një teknike të re dhe bashkëkohore operative, e cila shërben për trajtimin e frakturave proksimale të femurit, me mekanizëm të dyfishtë kompresioni. Ekipi ynë i kirurgëve, ortopedëve dhe traumatologëve është trajnuar për zbatimin e kësaj teknologjie më të fundit, e cila paraqet një hap të rëndësishëm përpara në trajtimin e lëndimeve traumatologjike.
Kjo metodë përfaqëson trajtim të frakturave intramedulare me mekanizëm të dyfishtë kompresimi, duke siguruar stabilitet të lartë biomekanik, kompresion optimal dhe më e rëndësishmja për pacientët mundësi për mobilizim të shpejtë pas operacionit.
Kjo është vetëm faza e parë, në të cilën spitali ynë do të funksionojë si qendër rajonale për pjesën verilindore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ambicie që në të ardhmen të shndërrohet në qendër kombëtare për femurin proksimal.
ISHP Spitali i Përgjithshëm Kumanovë vazhdon me përkushtim të pandërprerë drejt avancimit të metodave kirurgjikale dhe përmirësimit të kujdesit ndaj pacientëve. Synojmë të jemi liderë në aplikimin e teknologjive inovative që mundësojnë rezultate më të mira dhe cilësi më të lartë të jetës për pacientët tanë.

