KUMANOVË

Arrestohet motoçiklisti nga Kumanova, ka drejtuar motoçikletën nën ndikimin e alkoolit

Arrestohet motoçiklisti nga Kumanova, ka drejtuar motoçikletën nën ndikimin e alkoolit, raporton Televizioni FESTA.

Më 12.09.2025 në orën 01:00 në bul. “Revolucioni i Tetorit” në Kumanovë, nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Kumanovë e privuan nga liria A.S. (34) nga Kumanova. Gjatë një kontrolli në trafikun rrugor në Kumanovë, nëpunës policorë ndaluan një motoçikletë, të cilën e ka drejtuar ai dhe pas ndërmarrjes së masave u konstatua se është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 2.20 promilë alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik”.