Arrestohet fajdexhiu në Kumanovë, pason kallëzimi përkatës
Më 17.05.2025 në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria T.A. (55) nga Kumanova, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “fajde” sipas nenit 260 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan lista të debitorëve, një fletore shënimesh me të dhëna nga disa persona dhe sende të tjera të dyshuara se lidhen me veprën penale. Ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen akuza përkatëse.

