Shkëlqim Musliji nga ISHP Shtëpia e shëndetit Likovë takon Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti

Sot zhvillova një takim shumë produktiv me Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti.

Gjatë diskutimeve e informova me hollësi për gjendjen aktuale në Shtëpinë e Shëndetit Likovë dhe shqyrtuam në detaje projektet e ardhshme dhe nevojat e institucionit për të ofruar një shërbim cilësor për qytetarët.

Ministri shprehu përkushtimin e tij dhe premtoi mbështetjen për çdo nismë të drejtuar drejt përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.

Ky takim ishte frymezues sa i perket bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe synimin e përbashkët për të avancuar sektorin shëndetësor përmes projekteve inovative në të ardhmen.