Ballkani sot mëson grupin në Ligën e Konferencës
Ballkani dje arriti kualifikimin e dytë radhazi në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Ai e eliminoi ekipin e njohur nga Bjellorusia, BATE Borisov, shkruan Gazeta Express.
Ndërsa sot, nga ora 14:30, Ballkani do të njoftohet me kundërshtarët që do t’i ketë në fazën e grupeve të kësaj gare.
Kampioni i Kosovës është në vazon e katërt, pra të fundit.
Xhiroja e parë e fazës së grupeve në Ligën e Konferencës zhvillohet me datë 21 shtator, kurse e fundit më 14 dhjetor.