Meriton Korenica, i vetmi nga Superliga që u ftua te Kosova

Meriton Korenica, i vetmi nga Superliga që u ftua te Kosova


Sport


Gazeta Express

31/08/2023 13:03

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë
muajin e ardhshëm dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për
Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” do të jenë nikoqirë të Zvicrës
më 9 shtator, kurse pas tre ditësh do të luajnë në udhëtim ndaj Rumanisë,
shkruan Gazeta Express.

Përzgjedhësi Primoz Gliha publikoi sot
listën me emrat e 27 futbollistëve të ftuar për këto ndeshje, teksa ka edhe
emra të rinj.

Megjithatë, ende vazhdon të ketë mungesë
të futbollistëve nga Superliga e Kosovës.

Për dy ndeshjet e shtatorit vetëm Meriton
Korenica është i ftuar nga elita e futbollit tonë.

26-vjeçari numëron tre gola dhe një
asistim këtë sezon – të gjitha këto në kuadër të garave evropiane.

Meriton Korenica numëron katër paraqitje me Kombëtaren U21 të Kosovës. /Gazeta Express/